Policia: Po i hetojmë pamfletet në veri, rasti po iniciohet si nxitje e urrejtjes - NACIONALE

Policia: Po i hetojmë pamfletet në veri, rasti po iniciohet si nxitje e urrejtjes

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se në veri janë shfaqur disa pamflete në përkrahje të grupit terrorist të Banjskës.

Veton Elshani ka bërë të ditur se po punojnë për zbardhjen e rastit.

“Konfirmojmë se në disa lokacione në veri të vendit kemi hasur në disa pamflete me përmbajtje të urrejtjes dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale, rasti iniciohet si nxitje e urrejtes dhe përcarjes. Nuk kemi të dyshuar e as të arrestuar. Policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit”, thuhet në përgjigjen e Elshanit

Lajme të ngjashme