Ferizaj: Policia në muajin janar shqiptoi mbi 4 mijë e 500 gjoba kundërvajtëse - NACIONALE

Ferizaj: Policia në muajin janar shqiptoi mbi 4 mijë e 500 gjoba kundërvajtëse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur aktivitetet, përfshirë këtu aksidentet dhe gjobat që janë shqiptuar në muajin janar të këtij viti.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, gjatë muajit janar të këtij viti, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 4 mijë e 522 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 71 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Në të njëjtin njoftim thuhet se policia u ka vazhduar masën mbrojtëse edhe 25 shoferëve tjerë, që kanë drejtuar automjetet e tyre nën masën mbrojtëse.

Sa i përket aksidenteve, thuhet se për një muaj u shkaktuan 155 aksidente, prej tyre 61 me lëndime dhe 94 me dëme materiale.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme