"Policia, nale": Një grup qytetarësh rrahen derisa bien në tokë mes vete në Pejë (Video)
Një grup qytetarësh janë parë në një video duke u rrahur me grushte ndaj njëri-tjetrit në qytetin e Pejës në prani të Policisë së Kosovës.
“Policia nale,” – dëgjohet derisa bërtet një qytetar, por qytetarët në përleshje e sipër - disa të moshuar - vazhdojnë përleshjen derisa një a dy prej tyre bien përtokë.
Por, të tjerë kapen mes vete, kacafyten e grushtohen përkundër zyrtarëve policorë të pranishëm në terren.
Portali Indeksonline raporton se të dyshuarit janë dërguar për intervistim në stacion policor.