Policia kontrollon një autoshkollë, arreston dy persona: Ua mundësonin kandidatëve kalimin e provimit për patent shoferi - NACIONALE

Policia kontrollon një autoshkollë, arreston dy persona: Ua mundësonin kandidatëve kalimin e provimit për patent shoferi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për “marrje të ryshetit në sektorin privat” dhe “bashkëkryerje”.

Policia përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se të pas një pune disamujore, është kontrolluar një autoshkollë në Prishtinë, pasi dyshohej se pronari i saj në këmbim të parave, i ka kryer provimet teorike dhe praktike për patent shoferë kandidatëve që veçse ishin në këtë proces.

Të njëjtit, siç thuhet nga policia “përmes pajisjeve me komunikim në largësi ua mundësonin kalimin e provimeve”.

“Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

• I.M mashkull/kosovar

• B.M mashkull Kosovar” – ka bërë tëditur policia.

Veç kësaj, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar prova material si folder me kopjeve të testeve, folder me të dhënat e kandidatëve dhe dy pajisje për komunikim.

Njoftimi i plotë:

Pranonin para nga kandidatët për patentë shoferi dhe përmes pajisjeve për komunim në largësi ua mundësonin kalimin e provimeve, bien në pranga të Policisë

Prishtinë 14 shkurt 2023

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim me Departamentin e Krimeve të Rënda nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘marrje e ryshfetit në sektorin privat’ dhe “bashkryerja”

Me datën 14.02.2023 pas hetimeve intensive disamujore të zhvilluara nga hetues të krimeve ekonomike, është realizuar një urdhëresë e gjykatës, me ç’rast është kontrolluar një autoshkollë në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar se pronari i saj në këmbim të parave ua kryen provimet teorike dhe praktike për patentë shofer kandidatëve të interesuar.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

• I.M mashkull/kosovar

• B.M mashkull kosovar

Gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale:

- pesë (5) folderë me kopje të testeve që dyshohet se janë të njëjta me teste për patentë shofer,

- një (1) folder me të dhënat e kandidatëve si dhe

- dy (2) pajisje që janë përdorur nga të dyshuarit për komunikim në largësi.

Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit të dy personave të dyshuar, ndaj tyre është lëshuar aktvendimi për ndalim 48 orë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme