Policia konfiskon mallra të kontrabanduara nga Serbia në Jarinjë, lirohet i dyshuari - NACIONALE

Policia konfiskon mallra të kontrabanduara nga Serbia në Jarinjë, lirohet i dyshuari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë kontrollit tek Ura e Bistricës, magjistralja Mitrovicë-Jarinje, kanë ndaluar një autobus, i cili ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Leposaviqit në drejtim të Mitrovicës.

Përmes një njoftimi në Facebook, thuhet se gjatë kontrollit janë konfiskuar laptop, monitor, pjesë kompjuterike, telefona, pjesë të telefonave mobilë, pjesë të automjeteve të kontrabanduara nga Serbia.

Gjatë kontrollimit është vërejtur se në bagazhet e autobusit ka një sasi të madhe të mallit që dyshohet i kontrabanduar nga Serbia (laptop, monitor, pjesë kompjuterike, telefona, pjesë të telefonave mobilë, pjesë të automjeteve).Për të gjitha rrethanat e rastit është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mall’”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, thuhet se malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtutjeshme ligjore, ndërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme