Policia konfiskon 35 kg substancë narkotike në Gjakovë, arrestohet një person
32 paketime me lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë 35 kg e 581 gramë është sekuestruar sot në Gjakovë nga Policia e Kosovës.
Përmes një joftimi, PK ka bërë të ditur se kanë realizuar një operacion pas tre muajve hetime, ndaj një ersonit të dyshuar, J.B. viti i lindje 1974, dhe pas kontrollimit të shtëpisë së tij është konfiskuar droga.
Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit J.B., (viti i lindjes 1974, mashkull kosovar), policia ka gjetur e konfiskuar 32 paketime me lëndë narkotike (dyshohet të jetë marihuanë), me peshë 35 kg e 581 gr., një peshore digjitale, një telefon, një veturë e dëshmi tjera relevante për rastin. Policia ka arrestuar një të dyshuar, i cili është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe naloge’. Me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.” – thuhet në njoftim.