Policia konfirmon aksionin në Ministrinë e Infrastrukturës, dyshime për keqpërdorim të detyrës - NACIONALE

Policia konfirmon aksionin në Ministrinë e Infrastrukturës, dyshime për keqpërdorim të detyrës

3 javë më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për aksion që po zhvillohet në Ministrinë e Infrastrukturës.

Dyshimet janë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, ka deklaruar zëdhënësi Baki Kelani.

Lajme të ngjashme