Policia kërkon nga qytetarët që gjatë festimeve të jenë të kujdesshëm - NACIONALE

Policia kërkon nga qytetarët që gjatë festimeve të jenë të kujdesshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe këtë vit ka hartuar një plan operativ lidhur me festat e fund-vitit, i cili ka për synim që përmes aktiviteteve operative të sigurojë ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në tërë territorin e vendit.

Përmes një njoftimi për media, policia ka bërë me dije se do të trajtojë me seriozitet çdo thirrje të qytetarëve.

Qëllimi i hartimit të këtij plani është që përmes shtimit të prezencës policore dhe vigjilencës së zyrtarëve policorë të arrihen patrullime të shtuara, prezencë policore më e madhe në terren, përfshirë sheshet ku pritet të ketë më shumë qytetarë si dhe prezencë policore në rrugë për të ofruar siguri në trafik. Policia do të trajtojë me seriozitet çdo thirrje të qytetarëve dhe do të reagojë në raste kur prezenca policore është e nevojshme duke trajtuar rastet eventuale që mund të paraqiten në këtë periudhë të festave dhe pas tyre”, është thënë në njoftimin e policisë.

Polica e Kosovës iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që gjatë festime të jenë të kujdesshëm.

Duke apeluar tek të gjithë qytetarët që gjatë festimeve të jenë të kujdesshëm, të festojnë me zemër e jo me armë, të kujdesen sidomos te përdorimi i mjeteve piroteknike ku kërkohet monitorim nga të rriturit, po ashtu të kenë kujdes të shtuar në trafikun rrugor e të mos drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit”, është thënë në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme