Policia jep detaje: Tre persona janë plagosur në Prishtinë, dy të dyshuar janë identifikuar dhe po kërkohen - NACIONALE

Policia jep detaje: Tre persona janë plagosur në Prishtinë, dy të dyshuar janë identifikuar dhe po kërkohen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale ka raportuar në lidhje me një plagosje të ndodhur në Lakrishtë të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje ku ka bërë të ditur se janë plagosur tre persona dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Kështu ka njoftuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.” – ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se PK po ndërmarrin veprime hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.” – ka thënë Ahmeti ndër të tjera.

Lajme të ngjashme