Plagosje me armë zjarri në Prishtinë
Një person është plagosur në Prishtinë.
Kështu kanë bërë të ditur lexuesit e Gazetën Nacionale, të cilët kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.
Sipas tyre tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur Policia e Kosovës dhe autoambulanca.
Ende nuk dihen shkaqet se si ka ardhur deri tek plagosja.
Nacionale ka kontaktuar me Policinë për të marrë më shumë detaje rreth rastit, por deri në publikimin e këtij lajmi, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.