Policia jep detaje për vdekjen e 86-vjeçares në Zubin Potok - NACIONALE

Policia jep detaje për vdekjen e 86-vjeçares në Zubin Potok

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 48 vjeçar në Zubin Potok ka lajmëruar së nëna e tij 86 vjeçare ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Menjëherë pas raportimit, policia dhe zjarrfikësit kanë dalur në kërkim.

Siç theksohet në raportin 24 orësh, trupi i saj është gjetur në lumin Ibër, ndonëse thuhet se ekipi mjekësor ka konstatuar se ajo është pa shenja jete.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Lagjja Pridvrica - Zubin Potok - Në stacionin policorë Zubin Potok, një mashkull 48 vjeçar ka lajmëruar se nëna e tij e moshës 86 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në kërkim të së njëjtës dhe me 16.02.2023, trupi i saj është gjetur në lumin Ibër, ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi është pa shenja jete. Për rastin është njoftuar prokurori dhe është incuar rasti, kurse trupi i pajetë dërgohet në institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme