Gjendet e vdekur një 80-vjeçare serbe në lumin Ibër në Zubin Potok - NACIONALE

Gjendet e vdekur një 80-vjeçare serbe në lumin Ibër në Zubin Potok

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është raportuar se një 80-vjeçare serbe është gjetur e vdekur në lumin Ibër në Zubin Potok.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti për Klankosova.tv.

Ai ka thënë se mbrëmë familjarët e saj e kanë raportuar si të zhdukur viktimën në polici, ndërkohë që sot e kanë gjetur pa shenja jete.

Hoti tutje ka theksuar se dyshimet që ajo kishte rënë në lum, ishin për faktin se pranë lumit ishte gjetur shkopi i saj ndihmës për ecje.

Thuhet se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të ngjashme