Vdes një person në rugën Leposaviq-Mitrovicë, ra në lumin Ibër - NACIONALE

Vdes një person në rugën Leposaviq-Mitrovicë, ra në lumin Ibër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person në rrugën Leposaviq-Mitrovicë ka vdekur pasi i njëjti pasi ishte duke vozitur ka humbur kontrollen dhe ka përfunduar në lumin Ibër.

Siç thuhet në raportin e Policisë, viktima është gjetur pa shënja jete.

Policia bënë të ditur se i njëjti dyshohet për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve atmosferike-mjegullës, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin Ibër.

“Leposaviq 02.01.2023-22:15. Në rrugën nacionale Leposaviq-Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën është përfshirë një veturë, e cila derisa ishte në lëvizje (drejtuesi i panjohur) dyshohet për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve atmosferike-mjegullës, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumin Ibër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, në kërkim të drejtuesit dhe veturës të cilët gjatë natës nuk kanë arritur ta gjejnë. Kërkimi ka vazhduar në orët e hershme të mëngjesit, ku është gjetur dhe nxjerrur automjeti së bashku me vozitësin i cili ishte pa shenja jete. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori kompetent për të vazhduar me procedurat e mëtejme”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të ngjashme