Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Kosovë, në 24 orët e fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Siç thuhet në raport, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Gllogoc.

Nga gjithë katër raste janë arrestuar tre persona.

Në Prishtinë, është arrestuar një person, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës së tij. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 02.01.2023 – 10:15. Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e grua kosovarë, pasi që janë rrahur në mes veti. E lënduara ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Në anën tjetër, në Prishtinë është arrestuar një përson, pasiqë dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij. I njëjti pas intervistimit është liruar.

Prishtinë 02.01.2023-19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, shkruan në raport.

Në Gllogoc është arrestuar një person. Sipas policisë i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës dhe fëmijëve të tij.

Gllogoc 02.01.2023 – 16:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Viktima është dërguar në familjen e saj. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë pistoletë 7.65mm dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport.

Në Gjakovë është arrestuar një tjetër person pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortës.

Gjakovë 02.01.2023 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thonë në raport policia.

Një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur prap në Gjakovë. Dy persona janë arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete. Në ketë rast është arrestuar një burrë, ndërkohë që gruaja është liruar.

Gjakovë 02.01.2023 – 23:00. Janë arrestuar dy të dyshuar femër dhe mashkull kosovarë pasi janë rrahur mes vete. Që të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, shkruan në raport.

Edhe në Mitrovicë, është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Mitrovicë 02.01.2023 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. I njëjti është dërguar në mbajtje, vuajtje të dënimit”, përfundon raporti.

Lajme të ngjashme