Policia jep detaje për karrocën e fëmijëve që u pa e rrëzuar në rrugë në Prishtinë: Ishte mjet gjatë në rrahjes
Një karrocë fëmijësh raportohet se është aksidentuar në rrugën “Ilir Konushevci” afër Xhamisë së Llapit në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka jep detaje në lidhje me këtë.
Sipas Ahmetit, aty ka pasur një përleshje ku karroca është përdorur si mjet gjatë rrahjes.
Tutje ajo ka thënën se si pasojë e kësaj janë lënduar dy persona.
“Lidhur me këtë rast deri më tani janë shoqëruar në stacion policor katër persona (njëri nga ta në cilësinë e dëshmitarit).” – ka njoftuar Ahmeti.