Policia jep detaje për aksidentin në Sllatinë ku vdiq një person mbrëmë
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Sllatinë.
Lidhur me rastin, në raportin 24 orësh thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, dhe se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr.Fsh. Sllatinë, 18.02.2023 – 20:35. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshirë një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, e cila ka goditur një këmbësor, mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima i cili më pas ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.