Policia jep detaje pas raportimeve për dy shpërthime në veri - NACIONALE

Policia jep detaje pas raportimeve për dy shpërthime në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës konkretisht Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani për RTK ka thënë se të dielën mbrëma janë raportuar dy shpërthime në veri të Mitrovicës.

Sipas Elshanit, nuk ka pasur dëme apo lëndime në njerëz nga këto shpërthime.

Ai ka thënë se detonimet mund të jenë shkaktuar nga mjetet prioteknike apo diçka tjetër.

Ka pas informacione që në Mitrovicë të Veriut kanë qenë dy detonime, por policia konfirmon se ne jemi në qytet dhe nuk ka dëme apo lëndime në njerëz. Mund të ndodh që këto detonime të jenë shkaktuar nga mjetet piroteknike apo diçka tjetër, por mund të sigurojmë që veriu i vendit është i sigurt.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme