Policia jep detaje nga aksidenti në Fushë Kosovës, pesë të lënduar - NACIONALE

Policia jep detaje nga aksidenti në Fushë Kosovës, pesë të lënduar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazeta Nacionale pak më parë ka raportuar për një aksident të rëndë në mes dy veturave në Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për Nacionale se nga aksidenti janë lënduar pesë persona.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut.” – ka bërë të ditur Ahmeti.

Lajme të ngjashme