Policia gjermane paralajmëron: Nëse e shihni këtë te dera, na telefononi menjëherë
Policia gjermane paralajmëron banorët që të kenë kujdes nëse shohin një lëng të gjelbër në tokë para derës së tyre ose në bravë.
Është një metodë e re vjedhjeje që hajdutët përdorin për të hyrë më lehtë në një apartament apo shtëpi. Ata përdorin një lëng për të thyer bravat e dyerve, gjë që mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e njeriut, shkruan Fenix Magazine.
“Nëse shihni ndonjë lëng, lajmëroni menjëherë policinë. Sipas rezultateve të analizave të para bëhet fjalë për acid nitrik të koncentruar, një nga acidet minerale më të forta”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lëngu nuk duhet të jetë domosdoshmërisht jeshil sepse ngjyra varet edhe nga materiali i bravës. Mund të jetë edhe pa ngjyrë, e verdhë ose kafe, por më së shpeshti është e gjelbër, paralajmëron policia në deklaratën e saj. Deri më tani, policia ka regjistruar 31 krime vetëm në Berlin në të cilat hajdutët kanë përdorur një lëng të rrezikshëm. /Nacionale/
Wenn Sie im Zusammenhang mit einem Einbruch diese grüne oder eine ähnlich aussehende Flüssigkeit an Ihrer Wohnungs- oder Haustür feststellen:
— Polizei Berlin (@polizeiberlin) December 27, 2022
Rufen Sie die #110. Berühren Sie die Flüssigkeit nicht, auch nicht mit Handschuhen.
Alle Infos: https://t.co/AP8c3Xnx5g
^tsm pic.twitter.com/19bONBTGRR