Policia: Është hedhur shok bombë në afërsi të ish-komunës ilegale në Leposaviq
Policia e Kosovës e ka konfirmuar se në afërsi të ish-objektit të komunës ilegale në Leposaviq është hedhur një shok bombë.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës.
Sipas Policisë së Kosovës, njesitet policore janë në vend të ngjarjes.
“Policia e Kosovës, ka pranuar informacion se pas mesnatës në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, është hedhur një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë shok bombë.
Njësitet relevante policore, menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminime dhe hetime lidhur me rastin.
Nuk raportohet për lëndime, përderisa hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore” – ka shkruar PK-ja.