Policia e ndalon një veturë në autostradë, shoferi ishte pa leje, pa regjistrim e nën ndikim të alkoolit
Pa patent shoferi, pa regjistrim e në ndikim të alkoolit. Ky është një rast të cilin e ka identifikuar Policia e Kosovës. Gjatë kontrollit në trafik , policia ka identifikuar shoferin i cili sipas testit, sasinë e alkoolit ne gjak e kishte 2.50 promilë.
E si pasojë ndaj të njejtit është është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik e cila i procedohet gjykatës për kundërvajtje duke i përshkruar të gjitha shkeljet e gjetura gjithashtu të njëjtit i janë konfiskuar targat e automjetit përkohësisht.

“Policia e Kosovës me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor,”- thuhet në njoftimin e policisë.