Policia e Kosovës parandalon kontrabandimin e mallrave në veri, konfiskon mish dhe çokollata - NACIONALE

Policia e Kosovës parandalon kontrabandimin e mallrave në veri, konfiskon mish dhe çokollata

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njësia për Ndërhyrjen e Shpejtë e Policisë Kufitare të Kosovës, ka parandaluar dy raste të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me mallra.

Përmes një njoftimit nga PK thuhet se dy rastet kanë ndodhur në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, ku në rastin e parë vetura ka hyrë nga Serbia dhe ka përdorur rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalimin kufitar.

Pas kontrollës, PK në bagazh nën ulëset e pasme dhe nën ulësen e pasagjerit kanë gjetur katër paketa me mish derri dhe deleje.

Njëjti edhe në rastin e dytë, një veturë ka ardhur nga Serbia dhe ka shfrytëzuar rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufitar.

PK në këtë veturë ka gjetur 150 paketa me çokollata të llojit Snikers.

Njoftimi i plotë:

Rasti i parë:

Sot me datën 04.06.2023, në ora 07:30, në fshatin Koshuticë të K.K. Leposaviq, Policia e Kosovës, konkretisht, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) ka ndaluar automjetin e tipit Golf me ngjyrë të bardhë, i cila sipër kishte të vendosur firmën TAXI.

Automjeti që drejtohej nga i dyshuari mashkull (1962), dyshohej se kishte lëvizur nga territori i Serbisë për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës duke përdorur rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufitar.

Gjatë kontrollimit të automjetit, në bagazh nën ulëset e pasme dhe nën ulësen e pasagjerit janë gjetur katër (4) paketa me mish derri dhe deleje.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që në procedurë të rregullt të iniciohet rasti për “Kontrabandim me mallera” dhe “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare” ndërsa automjeti dhe malli konfiskohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedura të mëtejme ligjore.

Rasti i dytë:

Sot rreth orës 10:25 në fshatin Koshuticë K.K. Leposaviq, është ndaluar automjeti i tipit Mercedes, ngjyrë hiri, që drejtohej nga i dyshuari mashkull (1977), i cili dyshohet se kishte shfrytëzuar rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufitar dhe kishte hyrë nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollimit të automjetit në bagazh, në ulëse të pasme dhe në ulëse tjera janë gjet (150) paketa me çokollata-Snikers.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori i Shtetit i cila ka urdheruar që të inicohet rastet në procedurë të rregullt për “Kontrabandim me mallra” dhe “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo i vijës kufitare”. Automjeti dhe malli janë sekuestruar dhe dërgohen në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme ligjore.

Lajme të ngjashme