Policia e Kosovës hap konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë për të gjitha minoritetet - NACIONALE

Policia e Kosovës hap konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë për të gjitha minoritetet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka hapur konkurs rekrutimi për të gjitha minoritetet në Kosovë.

Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet (Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptian, Kroat, Malazez, Maqedonas )

Për pranim sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet, aplikantët duhet të plotësojnë kriteret dhe kushtet e vendosura nga Policia e Kosovës.

Njoftimi

Në bazë të Ligjit për Policinë, kreu V, neni 44, Ligjin e Punës Nr. 03/L-212, kreu II, neni 8, Ligji për Barazi Gjinore nr. 05/L-020, neni 5 dhe 6, Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi nr. 05/L-021, neni 7, Udhëzimin Administrativ 01/2021 mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës, kapitulli III neni 8, neni 9 pika 1 dhe 2, dhe aprovimin e Drejtorit të Përgjithshëm datë: 18/04/2023 me nr ref: DBN 07/025/2023, Policia e Kosovës për të gjitha minoritet shpall:

K O N K U R S

Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet

(Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptian, Kroat, Malazez, Maqedonas )

Detajet tjera rreth njoftimit mund t’i gjeni në KËTË LINK.

Lajme të ngjashme