Policia e konfirmon arrestimin e dy kirurgëve në Vushtrri, i treti po kërkohet - NACIONALE

Policia e konfirmon arrestimin e dy kirurgëve në Vushtrri, i treti po kërkohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nën dyshimet për marrje ryshfeti, Policia e Kosovës ka arrestuar dy mjekë në Spitalin e Vushtrrisë paraditen e së martës.

Një mjek tjetër sipas Policisë po kërkohet.

Mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Mitrovice-Jugu, ka arrestuar dy persona me dyshimin e bazuar për marrje ryshfeti, përderisa personi i tretë mbetet në kërkim policor. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin, gjatë ditës është deklaruar edhe Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri. Drejtoresha e spitalit Dr. Shekfije Shatri ka dhënë detaje.

Ju njoftojmë se policia e Kosovës po sa e ka arrestuar në Spital, dr. Arsim Latifaj dhe dr. Ekrem Sefiu. Ndërsa dr. Isuf Zekaj është në pushim vjetor për çka është thirrur në telefon dhe i është kërkuar dorëzimi në polici”, ka deklaruar Shatri.

Kirurgët janë suspenduar edhe nga puna në këtë spital.

Në këtë rast, do të veprojmë në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe me këtë rast dr. Isuf Zekaj, shkarkohet nga pozita u.d shef i Repartit dhe suspendohet nga puna, po ashtu edhe dr. Ekrem Sefiu dhe dr. Arsim Latifaj suspendohen nga puna deri në një vendim të ri”, ka thënë Shatri.

Kujtojmë se tre kirurgët janë të përfshirë në një skandal të korrupsionit të iniciuar nga gazetari Bujar Vitija në Policinë e Kosovës më 3 tetor të vitit të kaluar.

Ndërkaq dje janë publikuar videot të cilat dëshmojnë për ryshfetin.

Lajme të ngjashme