Policia e arreston 53-vjeçarin në Fushë Kosovë, dyshohet për disa vepra të rënda - NACIONALE

Policia e arreston 53-vjeçarin në Fushë Kosovë, dyshohet për disa vepra të rënda

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të hënën, njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, në lagjen Emshir në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhur gjatë muajit mars 2023, në intervale të ndryshme kohore, kryesisht në markete.

Puna e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar:

– E.K, mashkull, 53 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 5 raste të vjedhjeve të rënda.

Lajme të ngjashme