Policia arreston dy persona që po kërkoheshin në Gjykata në rajonin e Mitrovicës - NACIONALE

Policia arreston dy persona që po kërkoheshin në Gjykata në rajonin e Mitrovicës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë ka arritur që t’i arrestojë dy persona të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

Dje nga ana e njësiteve te Stacioneve Policore: Vushtrri dhe Mitrovicë Jug, janë arrestuar dy persona të dyshuare, të cilët kërkoheshin me urdhëresë të gjykatës”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas hetuesve, personi i parë i dyshuar, E .F., 55 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, kishte një urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”.

Personi i dytë i dyshuar, M. Xh., 64 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, kishte një urdhërese aktive të lëshuar nga gjykata për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i parë i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit për një vit (12 muaj), kurse personi i dyte i dyshuar pasi që dënimi ka qenë i zëvendësuar ka paguar gjobën dhe i njëjti është liruar .

Lajme të ngjashme