Policia arreston algjerianin në Prishtinë, dyshohet se kreu dy vjedhje - NACIONALE

Policia arreston algjerianin në Prishtinë, dyshohet se kreu dy vjedhje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar për një arrestim në Prishtinë të një shtetasi algjerian.

I arrestuari dyshohet se ka kryer dy vjedhje.

“VJEDHJE

Prishtinë 25.10.2024, 10:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas algjerian pas që i njëjti kishte kryer dy vjedhje. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme