Policët në Mitrovicë dalin për ta rregulluar komunikacionin me armë në duar
Portali lokal nga Mitrovica “Jep zë” ka publikuar disa pamje ku shihen disa pjesëtare të Policisë së Kosovës duke rregulluar komunikacionin me armë të gjata.
Sipas këtij portali ngjarja ka ndodhur tek Ura e hekurit afër tunelit në Mitrovicë.
Tutje është raportuar se “qytetarët janë ankuar në disa policë speciale që nuk kishin durim. Ani pse kishin të drejtë lëvizjeje, në anën tjetër po lëviznin veturat e një dasme që i lanë të presin për disa minuta.”
Më pas bëhet e ditur se durimi i policëve u sos shpejt, dhe dy nga ta dolën të ndalin veturat në mënyrë që të mund të kalojnë.
“Por, çka bie në sy, është se njëri nga policët doli nga automjeti duke mbajtur armën e gjatë në dorë. E "rregullimi" i trafikut duke ekspozuar armën e "frikshme", nuk u ka pëlqyer qytetarëve.” – thuhet në shkrimin e portalit “Jep zë”.
