Deputet Salijaj mohon që tha “me Kurtin kryeministër kemi me poshtëru Evropën” siç pretendonte një mërgimtar - NACIONALE

Deputet Salijaj mohon që tha “me Kurtin kryeministër kemi me poshtëru Evropën” siç pretendonte një mërgimtar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mergimtari Shemsi Rukovci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se një deputetë i Lëvizjes Vetëvendosje i ka thënë një mërgimtarit se "kemi fatin si kurrë më parë ta poshtërojmë Evropën e cila gjithmonë ka qenë armik i Kosovës. Këtë sukses mund ta realizojmë vetëm tani me Kurtin kryeministër".

Më pas Rukovci në koment ka treguar se bëhet fjalë për deputetin Milazim Salijaj.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar me deputetin Salijaj, dhe i njëjti e ka mohuar tek ketë thënë një fjali të tillë.

Jo, këtë çfarë ju keni shkruar nuk e kam thënë. Ende jemi në Kuvend dhe nëse duhet sqaruar edhe më shumë, flasim kur të jemi të lirë.”- ka thënë ai në përgjigje për gazetën.

Lajme të ngjashme