Polarizim i frikshëm nga Konjufca: 9 shkurti tregon ose qeverisje me shqiptarizëm ose me Beogradin
Të tretën e përjashtoi, e dha si të prerë me thikë: Pas 9 shkurtit “ose qeverisjes me shqiptarizëm...ose me Beogradin”.
Kështu tha kandidati i Vetëvendosjes për deputet, Glauk Konjufca, në një deklaratë skajshmërisht polarizuese gjatë fushatës zgjedhore në një tubim në Gjilan.
“A ka me qeveris në Kosovë mas 9 shkurtit, shqiptarizmi apo kombëtarizmi shqiptar apo ka u me qeveris bashkë me Beogradin. Qikjo është dilema”, tha Konjufca.