“Po shkoj në Gjakovë me marrë vesh çka po ndodh në Prizren”: Berisha thotë se presidentja tregoi mjerimin institucional - NACIONALE

“Po shkoj në Gjakovë me marrë vesh çka po ndodh në Prizren”: Berisha thotë se presidentja tregoi mjerimin institucional

2 javë më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar intervistën e fundit të presidentes Vjosa Osmani.

Ai ka bërë me dije se intervista e të pares së shtetit tregon mjerimin që ka kapluar institucionet e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facabook”, Berisha ka shkruar se raportet në mes Presidencës dhe Qeverisë mund të përshkruhet me një fjalë të urtë nga Prizreni.

“Intervista e Vjosa Osmanit te Jeta Xharra tregon mjerimin qe i ka kapluar institucionet e Kosoves. Mozomakeq ne çfarë deregje ka ra vendi yne! Jeta si Jete, prej fundit te thesit mundohet me t’i nxerren gjerat, po ne kete raste nuk e pati veshtire me ber për me kuptu opinioni, qe presidentja per zhvillimet ne Kosove ne fushen e sigurise njoftohet nga ambasadoret perendimor. Situata ne mes qeverise dhe presidentes sipas k’saj interviste, mundet te krahasohet me nje perkufizim qe thuhet ne Prizren; po shkoj ne Gjakove me marren vesh çka po ndodhen ne Prizren!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme