“Po shkoj i brengosur se s’ka kompromise e lëshime nga palët”: Emisari gjerman thirrje Kosovës dhe Serbisë - NACIONALE

“Po shkoj i brengosur se s’ka kompromise e lëshime nga palët”: Emisari gjerman thirrje Kosovës dhe Serbisë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Emisari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një konferencë për media pas përmbylljes së vizitës në Prishtinë dhe se “po shkoj i brengosur” se as nga Kosova e as nga Serbia nuk ka parë gatishmëri për “kompromis e lëshime” teksa kërkoi rezultate konkrete për lirinë e lëvizjes, mallrave, parasë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ne duam të bëjmë një kapërcim ambicioz në tetor në Berlin. Sot isha në Prishtin dhe tash udhëtoj në rajon për të përgatitur rezultate konkrete në rajon, që të ecim para, për jetët e njerëzve.

Por, për këtë na duhet kompromis dhe nganjëherë edhe gatishmërinë për të bërë lëshime për t’u pajtuar në ujdi politike që nuk janë të lehta për Serbinë dhe as të lehta për Kosovën”, tha Sarrazin.

Po ec tash, i brengosur, që nuk jemi ende aty, nëse nuk sjellni rezultate më të mira deri te samiti më 14 tetor, jam i shqetësuar se nuk do të arrijmë qëllimin tonë për t’i dhënë sinjal të fort që bashkëpunimi rajinal, dhe tregu i përbashkët rajonal, dhe Procesi i Berlinit që është formati në rajon që mundet të sjellë rezultate konkrete për qytetart

U kërkoj të gjithëve që të bëjnë çka të jetë e mundur për gatishmërinë për kompromise në ato rezutlate për lirinë e mallrave, të njerëzve, parave dhe tregtisës në rajon, bashkë drejt BE-së”.

Lajme të ngjashme