“Po, po”: Maqedonci pranon se ishte klasifikuar kontrata për ushqim të FSK - NACIONALE

“Po, po”: Maqedonci pranon se ishte klasifikuar kontrata për ushqim të FSK

1 vit më parë

nga NACIONALE

E pranoi pas shumë rezistence nga ana e deputetëve nëse një kontratë – që tashmë është kthyer në temë kombëtare – për furnizimin me ushqim në Forcën e Sigurisë së Kosovës ishte klasifikuar dhe de-klasifikuar si sekret shtetëror më pas. “Po, po”, tha Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në pyetjen e prerë të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj.

Ejup Maqedonci: Ka nivele të ndryshme të klasifikimit. Për atë pjesë e lamë të diskutohet (në raportim me dyer të mbyllura).

Rashit Qalaj: A është klasifiku dhe a është deklasifiku më pas?

Ejup maqedonci: Po, po.

Refuzoi të flasë – duke iu referuar kufizimeve ligore – të zbulojë publikisht e në plotni çështjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës të kthyer në temë kombëtare: për çka tash FSK-së ushqimi po i servohet nga menza e studentëve dhe shërbimi korrektues (i.e burgjet). Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri kërkoi që çështjen në fjalë ta trajtojë në takim “me dyer të mbyllura”.

“Raportimi se Zëvendës Ministri i juaj, Shemsi Syla, ka nënshkruar një kontratë e që pastaj ke ardh ti dhe e ke anuluar: a është e vërtetë?”, pyeti Kryetari i Komisionit për Mbrojtje, Bekë Berisha, në lidhje me tenderin 10 milionësh që u provua të klasifikohej si sekret shtetëror e për më tepër larguar nga procedurat normale të prokurimit për ushqim në FSK.

Maqedonci mohoi të ketë pasur nënshkrim kontrate, por s’e mohoi se ka marrë një vendim për ta ndaluar rrjedhën e saj, për çka tha se për këtë mund të flasë “në takim me dyer të mbyllura...sepse janë kufizime me ligjin për informacion të klasifikuar”.

Anton Quni, po ashtu i qëndroi temës në fjalë në replikim duke thënë se në fakt “është sikleti madh” të trajtohen një gjë e tillë që “do të mund të perceptohej si interesa partiake apo polike”.

Nuk ju kuptova qartë, pra, pasi ka skaduar kontrata e një operatori, ju ka vazhduar tri herë radhazi, totali 10 milionë euro. A është e saktë?”, pyeti Quni.

Maqedonci ishte i stërngurt në dhënien e një përgjigje të prerë sërish duke iu referuar asaj se për çështjen në fjalë ka kufizime ligjore: “Jam në pritje të një raporti përfundimtar për ndërprerjen apo vazhdimin e kontratës, nuk mund ta paragjykoj rezultatin”.

Ndërsa në këtë fazë tranzitore..furnizimi po bëhet nga kompani që kanë kontratë me autoritetin qendror të prokurimit, jo nga Menza dhe Burgjet, por nga autoriteti që furnizon Menzn dhe Burgjet. Kurse mbështetjen e kemi pasur e kemi pasur nga personelë që shërbejnë në menzën e studenteëve dhe shërbimin korrektues në mënyrë që të zbusim rrezikun. Ende s’kemi vendosur sistem vetëqëndrueshmërie...gjatë kësaj faze tranzitore kështu, por ideja që me zbut rrezikun”.

Te shërbimi dhe furnizimi me ushqim. Aktualisht jemi në koordinim edhe në punë e sipër për ta zgjidhur. Kontrata aktuale është duke u trajtuar nga mekanizmat e kontrollit të brendshëm. Sapo të përfundojë do të kemi informate shtesa. Po shohim për koncept të ri të vetëqëndrueshëm, koncept i cili do të praktikohet në vazhdimësi. Normalisht që jemi në situatë të vështirë në këtë periudhë për shkak të stagnimit me kontratën dhe tranzicionit te shërbimi i ushqimit me kapacitete vetanake”, vazhdoi Maqedonci.

Arsyeja pse kanë ardhur deri këtu kryeishst janë për shkak të tejzgjatjes edhe në aspektn e viteve të furnizimit të qëndrueshëm tëë FSK. Nga 2015 në 2024 dhjetë herë janë nënshkruar kontrata emergjente për ushqim, veç për oerudha të shkurtra.Duhet ta analizojmë këtë dh etë vimë në përfundim e të mendojmë për zgjidhje afatgjate për ushqimim”, tha mes tjerash Ejup Maqedonci.

Lajme të ngjashme