“Po na e marrin shtëpinë tonë”, Krasniqi: Ardhacakët në LDK po sillen me arrogancë - NACIONALE

“Po na e marrin shtëpinë tonë”, Krasniqi: Ardhacakët në LDK po sillen me arrogancë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Obliqit, Mehmet Krasniqi, ka shprehur pakënaqësitë e tij rreth procesit të brendshme zgjedhor që ka filluar LDK-ja.

Ai ka kritikuar ata që së fundi i janë bashkuar LDK-së, duke i quajtur ardhacak.

Sipas tij, ata po sillen me arrogancë në parti dhe nuk po i respektojnë zyrtarët e kësaj partie që me vite të tëra kanë kontribuuar në LDK.

Të njëjti, ka thënë ai, më herët e kanë luftuar LDK-në.

Këta ardhacakët si tuxhar në LDK, bashkë me arrogancën, zjarrvënien dhe frymën e rrugës që kanë sjellë, kanë filluar të thonë: “jemi në shtëpinë tonë”, me demek në rrënjët tona. Tani, si mund të bëhet e tyre shtëpia të cilën gjithmonë e patën luftuar armiqësisht? Atë shtëpi që e ndërtum ne, me sakrificë e çmim të paguar, por që me dhunë, si kolonizatorë erdhën e na e morën, në kundërshtim të plotë me normat statutare partiake. Pra u instaluan si të dhunshëm me mision me kry spastrim në teren.”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në “Facebook”.

Procesin e brendshëm zgjedhor ai e ka vlerësuar si jo demokratik.

Ky proces i brendshëm zgjedhor jodemokratik, me primesa të përjashtimit, duket të jetë faza e fundit e asaj që Soroistët, anti Rugovistët, dhe servilët e tyre të mjerë , duan t’i japin goditjen e fundit LDK-së. Një parti që përpos kujtimit për historinë e saj të lavdishme, tash me këtë lidership atipik, përqarës e të padenjë, shihet vetëm si zgjatim i pushtetit, e stërkequr,pa identitet,dhe e papërfillshme në skenën politike të vendit”, është shprehur Krasniqi.

Lajme të ngjashme