“Po ma rrezikon jetën”, Bala e VV-së e mohon akuzën se ishte dëshmitare kundër Salih Mustafës
Nazlie Balaj, aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar në lidhje me deklarimin e Dritan Goxhajt, ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili e akuzoi Balajn se ishte dëshmitare e mbrojtur e Prokurorisë së Sepcializuar në Hagë.
Në një prononcim për gazetën Nacionale, zonja Balaj, që është këshilltare e Albulena Haxhiut, ministre e Drejtësisë, e mohoi një gjë të tillë.
“O nuk kom lidhje me këtë punë, as as nuk po e di çka më ju thonë, a po e din me ta vu jetën në rrezik është shumë shqetësuese edhe atë se çfarë shkruajnë mediat. Ju lutem, nuk kam të bëjë asgjë me ketë temë, aposolutisht asgjë. More nuk kaë të bëjë asgjë me ketë.” – tha zonja Balaj për Nacionalen.
Çka tha ish-eprori Goxhaj?
Në shkrimin autorial “Mëmëdheu, UÇK-ja dhe gjykata speciale”, i cili është publikuar në KosovaPress, ai ka shkruar se Bala është e afërme e njërit prej viktimave për të cilat është dënuar ish-eprorin e UÇK-s, Salih Mustafa.
“Dëshmitari i tretë, edhe ky i mbrojtur dhe i fshehur, quhet Nazlie Balaj”, pretendon ish-oficeri i UÇK-së, në shkrimin e publikuar në KosovaPress, më 2 janar të këtij viti.
Përveç Nazlie Balës, ai ka përmend edhe disa emra tjerë.
“Kjo është këshilltare e Ministres së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Përveç faktit që është e afërme e viktimës, askush nuk i bie dot në fije se si ka mundur kjo të jetë dëshmitare për një ngjarje të cilën ajo vetëm e ka dëgjuar”, ka shkruar Gaxhaj.
Për çka u dënua Salih Mustafa?
Dhomat e Specializuara kanë mbajtur seancën përfundimtare rreth akuzave ndaj Salil Mustafës, komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur me nofkën “Cali” gjatë luftës. Në seancën e së premtes, Gjykata Speciale vendosi për akuzat për krime lufte që i ngarkoheshin Mustafës.
Mustafa u shpallë fajtor në 3 nga 4 pikat për të cilat akuzohej. Ai u shpalë fajtor, për ndalim arbitrar, torturë si dhe për vrasje të paligjshme. Duke e dënuar me dënim unik prej 26 vjetëve.
Kurse u shpall i pafajshëm për pikën 2, trajtim çnjerëzor.
“Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluara në aktgjykim dhe të përmbledhura më lartë, dhe duke marr parasysh të gjitha provat dhe argumentet e palëve mbrojtëse të viktimave, Trupi Gjykues, në bazë të neneve 43 dhe 44 të Ligjit dhe rregullave 158 dhe 159, 163 dhe 165 të Rregullores, ju shpall juve z. Mustafa, fajtor për:
“Për pikën 3: torturë si krim lufte, sipas neneve 14 1c i, dhe 16 1a të Ligjit, si pjesë e ndërmarrjes kriminale të përbashkët në formën bazë të saj.
Pikën 4: vrasje e paligjshme si krim lufte, në bazë të nenit 14 1c i të ligjit si pjesë e ndërmarrjes kriminale të përbashkët në formën bazë të saj.” – thuhet tutje.
“Trupi Gjykues ju shpall të pafajshmë për veprën për krimin e luftës të trajtimit çnjerëzor në pikën 2.” – lexoi gjyqtarja e Speciales.
“Pikën 1: Ndalim arbitrar si krim lufte sipas neneve 14 1c dhe 16 1a të ligjit si pjesë e ndërmarrjes kriminale të përbashkët në formën bazë të saj.” – thuhet tutje në aktgjykim.
“Për pikën 3: torturë si krim lufte, sipas neneve 14 1c dhe i, dhe 16 1a të Ligjit, si pjesë e ndërmarrjes kriminale të përbashkët në formën bazë të saj.” – u tha tutje.
“Tani do të shqiptoj dënimin. Zoti Mustafa, duke qenë se jeni shpallur fjator për më shumë se 1 vepër penale, Trupi Gjykues ka përcaktuar nga një dënim në vete për secilën vepër penale për të cilën është dhënë vendim fajësie në bazë të rregullës 163, 4 të Rregullores. Së pari do të jap këto dënime më vëte, e më pas do të shqiptoj dënimin e njësuar për sjelljen tuaj kriminale në tërësi.
Trupi Gjykues ka përcaktuar dënim me 10 vjet burgim për krimin e luftës të ndalimit arbitrar pika 1. Dënim me 22 vjet burgim për krimin e luftës torturës pika 3 dhe dënim me 25 vjet dënim për krimin e luftës të vrasjes së paligjshme, pika 4. Trupi Gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim, në të cilin llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.” – lexoi gjyqtarja.


