Veterani i UÇK-së akuzon Nazlie Balajn e VV-së: Ishte dëshmitare kundër Salih Mustafës
Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Dritan Goxhaj, ka bërë me dije se Nazlie Balaj, këshilltaren e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është dëshmitare e mbrojtur të Prokurorisë së Specializuar në Hagë.
Në shkrimin autorial “Mëmëdheu, UÇK-ja dhe gjykata speciale”, i cili është publikuar në KosovaPress, ai ka shkruar se Balaj është e afërme e njërit prej viktimave për të cilin është dënuar nga Gjykata Speciale ish-eprori i UÇK-s, Salih Mustafa.
“Dëshmitari i tretë, edhe ky i mbrojtur dhe i fshehur, quhet Nazlie Balaj”, pretendon ish-oficeri i UÇK-së, në shkrimin e publikuar në KosovaPress,.
Përveç Nazlie Balës, ai ka përmend edhe disa emra tjerë.
“Kjo është këshilltare e Ministres së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Përveç faktit që është e afërme e viktimës, askush nuk i bie dot në fije se si ka mundur kjo të jetë dëshmitare për një ngjarje të cilën ajo vetëm e ka dëgjuar”, ka shkruar Gaxhaj.