‘Po kërkon pushtet absolut’; ‘po ndalon projektet zhvillimore”: Opozita nuk i kursen kritikat ndaj Kurtit as për Bajram - NACIONALE

‘Po kërkon pushtet absolut’; ‘po ndalon projektet zhvillimore”: Opozita nuk i kursen kritikat ndaj Kurtit as për Bajram

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Opozita i ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti edhe për festen e Bajramit. Zyrtarët e partive opozitare kanë fajësuar liderin e VV-së për krijim të krizave të vazhdueshme për qëndrim në pushtet.

Ata kanë bërë me dije se për të ikur nga përgjegjësia qeverisëse Kurt po e dërgon vendim në zgjedhje të njëpasnjëshme.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se Albin Kurti po kërkon pushtet absolut.

Z. Kurti po bënë përpjekje që sa më shumë ta konsolidoj pushtetin e tij absolutist dhe zgjedhjet e shpeshta sikurse u pa në vitin e kaluar i shkojnë më shumë për shtati ati sesa neve që jemi në opozitë dhe gjatë këtyre dy viteve ne s’kemi pas kushte të bëjmë nj opozitë të mirëfilltë demokratike, se ku nuk ka Kuvend, kur s’ka komisione parlamentare, ballafaqim parlamentar, bërja e opozitës vetëm në studio televizive dhe brena partive politike”, ka thënë ai.

Hoxhj ka kërkuar bashkëpunim më të madh opozitar.

Është koha e fundit që ne duhet të shohim se a do të duhej të funksojnojmë brenda këtij sistemi të bashkëpunimit apo duhet ë marrim ndonjë rrugë e cila edhe mund të jetë më konkrete se si do ta bëjmë opozitën”, është shprehur Hoxha në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Edhe më i ashpër ka qenë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai e ka kritikuar Albin Kurtin për mospërkrahjen e projektit për Autostradën e Dukagjinit.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Qeveria Kurti po i pengon projektet që e mundësojnë zhvillimin e vendit.

Në Qeverinë Haradinaj, projektimi i Autostradës së Dukagjinit ka qenë një hap konkret drejt realizimit të një prej projekteve më të rëndësishme zhvillimore për Kosovën. Por, në vend që ky projekt të shtyhej përpara, Qeveria Kurti ka vendosur ta largojë nga mbështetja financiare, duke e lënë anash një proces që do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi, turizëm dhe zhvillimin rajonal. Kjo nuk është thjesht një çështje buxheti, është çështje prioritetesh. Sepse çdo projektim i përfunduar është bazë për investim, për ndërtim dhe për zhvillim konkret. Heqja e mbështetjes financiare nënkupton shtyrje të projektit, humbje kohe dhe humbje mundësish për qytetarët e Dukagjinit”, ka shkruar Haradinaj, duke e vazhduar kritiken ndaj Qeverisë.

Kjo autostradë do të lidhte Istogun, Pejën, Deçanin, Gjakovën, Rahovecin, Suharekën dhe Prizrenin në një korridor të vetëm ekonomik. Do të ulte kostot për bizneset, do të rriste investimet dhe do ta kthente Dukagjinin në një zonë shumë më konkurruese. Në vend të kësaj, kemi një qeveri që flet për zhvillim, por në praktikë ndalon projektet që e mundësojnë atë. Pyetja është e thjeshtë: pse u largua nga financimi një projekt që i shërben drejtpërdrejt qytetarëve dhe ekonomisë së vendit? Sepse qytetarët e Dukagjinit nuk kanë nevojë për arsyetime, ata kanë nevojë për këtë autostradë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme