“Po flet t’pavërteta, marre”: Qysh u përplas deputeti Rrahmani me ministrin Murati në komision? - NACIONALE

“Po flet t’pavërteta, marre”: Qysh u përplas deputeti Rrahmani me ministrin Murati në komision?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Komisionin për Buxhet të Kuvendit të Kosovës sot është shqyrtuar raporti financiar për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023.

Përtej raportimit, në sy ra një përplasje mes dy anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti.

Në Komision, u pa një përplasje mes ministrit Hekuran Murati dhe deputetit të VV-së, Eman Rrahmani. E gjitha filloi për shkak të një deklaratë të Muratit, i cili deklaroi se Qeveria e Kosovës ka më pak këshilltarë se që kanë deputetët asistentë.

“Meqenëse po pyet deputeti Shala (Ferat v.j.), kam më pak se se cilido ministër tjetër para meje. E tërë Qeveria ka më pak se sa deputetët asistenta” – ishte konkludimi i Muratit që e nervozoi deputetin Rrahmani, debat i cili filloi nga minuta 1:33:00 e tutje.

Ai e quajti si të pavërtetë këtë deklaratë.

“Se e tha një të pavërtetë. Sa asistente i kanë deputetët? Thuje, nëse ka më pak, sa?” – e pyeti me nervoz Rrahmani ministrin Murati, me të cilin e ndan të njëjtën parti.

“Të gjithë deputetët, nëse janë 120, do të duhej t’i kishin 120” – deklaroi Murati.

E Rrahmani ishte edhe më i ashpër, duke i thënë se po flet të pavërteta, për të cilat duhet t’i vije marre.

“Aaaa do të duhej, atëherë mos fol të pavërteta, sepse nuk i kanë marrë të gjithë deputetët. Kështu s’munesh me fol të pavërteta. Edhe nëse i marrin të gjithë, ju prapë keni më shumë se sa që kanë deputetët. Sa këshilltarë i keni ju si kabinet? Sa këshilltar janë gjithë në ekzekutiv nëse jep kësi vlerësime për deputetë? Sa janë? Është marre kështu. Ku e ke problemin me deputetët, pse duhesh me i sulmu sa herë që vjen në seanca” – vlerësoi z. Rrahmani, i cili e ngriti zërin teksa fliste me Muratin.

“Jo, s’kam problem” – ishte përgjigja e Muratit.

Lajme të ngjashme