Plani franko-gjerman: Kush ka faj që humbi njohja nga Serbia? 85% e lexuesve besojnë se Albin Kurti - NACIONALE

Plani franko-gjerman: Kush ka faj që humbi njohja nga Serbia? 85% e lexuesve besojnë se Albin Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kush ka faj që papritmas humbi njohja e Kosovës nga Serbia? Sipas lexuesve të Nacionales, Albin Kurti.

Administratori i Nacionales në Viber, gjatë ditës së djeshme e hapi një sondazh në të cilin e shtroi një pyetje fare të thjeshtë: “Kush është fajtor që nuk përfshihet njohja de jure nga Serbia në planin franko-gjerman?”

Aty u vendosën tri alternativa: 1) Albin Kurti; 2) Opozita; 3) Bashkësia ndërkombëtare.

Deri tash kanë arritur 559 vota, prej të cilave 478 ose 85 për qind e tyre e bëjnë me faj kryeministrin Albin Kurti.

Vetëm tetë lexues, ose 1 për qind e tyre, e bënin me faj opozitën.

Ndërsa, 73 lexues ose 13 për qind e bënin fajtore bashkësinë ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme