Plani evropian për zbatim të marrëveshjes është "i pabalancuar", thotë Kurti - NACIONALE

Plani evropian për zbatim të marrëveshjes është "i pabalancuar", thotë Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekuencimi i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit “nuk mund të ketë më shumë se gjysmën e saj të dedikuar në nenet 7 dhe 10”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për propozimin e ndërmjetësit të BE’së, Miroslav Lajçak. Dhe kjo referuar planit të zbatimit të paraqitur nga ai më 26 prill, propozim ky që la të kuptojë se nuk ishte “i balancuar dhe fer”.

Kurti qëndroi në atë se është për zbatim të tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit “pa vonesa dhe pa kushte” si dhe pa vendosje të prioriteteve të disa neneve të veçanta mbi të tjerat. Kjo referuar “vetëmenaxhimit për komunitetin serb të Kosovës” që përkthyeshëm i bie Asociacioni i Komuanve të banuara me shumicë serbe.

“Kurse në këtë dialog unë jam i angazhuar por ajo çfarë po mungon është sekuencimi për zbatimin e plotë pa vonesa dhe pa kushte i marrëveshjes bazike dhe i aneksit të implementimit. Një sekuencim i cili do të ishte i balancuar dhe ferr e që praktikisht është krejt i ndryshëm prej atij çfarë ne na u pat ofruar me datën 26 prill”, tha kryeministri.

Pra jemi të përkushtuar, jemi konstruktiv, mirëpo nuk mundet që çfarëdo sekuencimi të ketë më shumë se gjysmën dedikuar neneve 7 dhe 10. Unë e kuptoj që nenet 7 dhe 10 janë nene të marrëveshjes bazike dhe unë jam i interesuar që t`i përfshijë patjetër në sekuencim por dedikimi atyre nuk mund të jetë me aso prioriteti dhe përmase”, ka thënë Kurti.

Kurti dje në Presë i "mëshoi" Lajçakut për Asociacionin

Fletat, dokumentat e fjalitë po ia ngjyrojnë “sikurse semafor” u ankua Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur nga Forumi i Prespës. Fjalën e kishte për Fascilituesin e BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçaku. Kurti, iu ra toneve përqeshëse për metodën e tij të punës duke folur për çështjen e draftimin-konceptimit të një Asociacioni të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Ju kanë qitur ngjyra përmbi dokumenteve sikur semaforat; disa paragrafe me ngjyra të kuqe, se s’bëjnë – disa me të verdha, që mund të punojmë mbi to – disa paragrafe dhe fjali me të gjelbra që janë mirë”, tha ai në panel, kështu duke e krijuar një përfytyrim të punës së një studenti në fillimet e tij duke folur për ndërmjetësin sllovak. “Por ama kjo s’është mënyra për të ecur para”, shpreh Kurti.

Kryeministri i Kosovës, e rroku edhe në emër të përvetshëm Lajçakun, duke ia vendosur në dyshim kuptimësinë këtij të fundit rreth asaj se si arrihet deri te një pajtim për draftimin e Asociacionit. Jo shumim draftesh non-stop, por hajde pajtohemi për parimet, e përkufizoi ai mënyrën, sipas tij, të duhur, për të ecur para, si thirrje ndaj Lajçakut.

Nuk është poenta të shumohen draft-teskte të ndryshme, por të pajtohemi për parimet e mëpastaj të vazhdojmë me tekstin. Mund të provojmë tekste të ndryshme dhe në fund t’ia gjejmë vlerën e mesme numerike siç bënë Lajçaku zakonisht”.

Në atë se çfarë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dëshiron, Kurti u shpreh se nuk është larg mendësh që ai dëshiron replikimin të Republikës Serbe.

Ndërmjetësit, tha ai, s’po mund të zënë vend me të sa i përket “parimeve dhe frymës” së tekstit, tekst ky që mëpastaj “do të mund të shkruhej shumë lehtë”.

Edhe Lajçak do të fliste nga Prespa, por ca më herët se Kurti. Vlerësimet e tij ishin se asjëra palë nuk është se po bën ndofarë hapi para. Nuk ka besim mes palëve, tha Përfaqësuesi Special i Brukselit për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke folur për tensionet e kohëve të fundit dhe për ngecjen në zbatimin e Marrëveshjes Bazë për normalizim të marrëdhënieve.

Të dyja palët na thonë: le të bëjë pala tjetër atë që ju dëshironi ta bëjë, dhe ne premtojmë që do ta bëjmë pjesën tonë. Por, nuk funksionon ashtu. Filozofia jonë është që ‘ju duhet të bëni diçka, ashtu që të mund të merrni diçka’, hap pas hapi, duke ndërtuar besimin”, ka thënë Lajçak ndërsa shtoi se për udhën para në normalizim të marrëdhënieve duhet pajtim, dialog, guxim dhe vizion.

Gjëja më e mirë që mund të ndodhë me marrëveshjet e paqes është që ato të zbatohen sa më parë”.

Escobari dhe Asociacioni

Kemi dëgjuar mjaft nga kryeministri rreth se asaj se krejt çfarë po bën është sundimi i ligjit”, tha Escobar, teksa u ndal të flas saktësisht për sundimin e ligjit. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha Escobar, janë për sundim të ligjit. Ai numëroi disa aspekte që “janë pjesë e sundimit të ligjit” të pazbatuara nga kryeministri: e në rend të parë, Asociacionin.

Nëse përnjëmend duam të flasim për sundimin e ligjit, Asociacioni është pjesë e kësaj, sundimit të ligjit”.

Në një konferencë online për media, gazeta Nacionale e pyeti Escobar-in, se në fakt, a nuk e ka përshtypjen që as Kosova dhe as Serbia nuk po e duan Asociacionin, sepse kësisoji u shërben politikisht atyre, për të mirëmbajtur tensionet?

Mendoj se kjo është pyetje tejet e mirë. Nuk mund të përgjigjem në këtë, por duket se ka disa elemente të caktuara në të dyja palët që përnjëmend ushqehen me kriza. Unë besoj dhe këtë e ka bërë tejet të qartë se Kryeministri dhe partija e tij janë për së tepërmi e definojnë veten me marrëdhënien e tyre me Serbinë dhe jo nga marrëdhënia e tyre me komunitetin Euro-Atlantik; por e definojnë veten duke e vënë në kontrast me Serbinë në vend se në drejtim me vlerat evropiane”, na tha Escobar.

I kam nxitur të shohin se si të rreshtohen me Evropën në vend se si të kundërshtojnë Evropën; si një mënyrë më e mirë për të ecur para në një të ardhme paqësore për Kosovën. Në të njëjtën kohë është e qart se ka edhe elemente të tjera, gjithmonë e kemi ditur këtë, se ka elemente në spektrin politik serb që me të vërtetë duan të vazhdojnë retorikën nacionale në lidhje me Kosovën; dhe kjo gjithashtu është skajshmërisht e dëmshme; dhe atë jo vetëm për Serbin por edhe për rajonin si tërësi”, tha mes tjerash ai.

Lajme të ngjashme