Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati
Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, mbrëmjen e së dielës.
Sipas Policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Autoritetet bëjnë të ditur se personat e përfshirë janë familjarë mes vete.
Me urdhër të prokurorit, është iniciuar hetim për veprën penale “vrasje në tentativë”.
I dyshuari ndodhet në arrati dhe është në kërkim, ndërsa Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.