Plagosja me armë zjarri sot në Prishtinë, IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor - NACIONALE

Plagosja me armë zjarri sot në Prishtinë, IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Është rekomanduar suspendimi i dy zyrtarëve policorë në dy raste të ndryshme në Prishtinë dhe në Mitrovicë, nga Inspektorati Policorë i Kosovës.

Sipas njoftimit, rasti në Prishtinë, siç bën të ditur IPK, lidhet me një plagosje me armë zjarri që ka ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika” sot pas orës 12:00.

IPK ka dalë në vendin e ngjarjes pasi që dyshohet se në këtë rast është i përfshirë një zyrtar policor.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme operative policore. Pasi që në rast dyshohet se është përfshirë një zyrtar policor janë njoftuar menjëherë edhe hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në veprimet fillestare hetimore në këtë rast është lënduar një person nga shkrepja e armës.” - thuhet në njoftim.

Personi i lënduar i gjinisë femërore është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit e IPK në koordinim Prokurorinë dhe IPK-në pritet të ndërmarrin veprime hetimore.

E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në pritet të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore. I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) është shoqëruar në Inspektoratin Policor përderisa është rekomanduar suspendimi i tij si dhe i është konfiskuar arma zyrtare e cila dyshohet se është përdor në këtë rast.” - thuhet në njoftimin e IPK-së.

Rasti tjetër në të cilin IPK ka rekomanduar masën e suspendimit ka ndodhur në Mitrovicë.

Në këtë rast IPK ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor më dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me Prokurorinë e Shtetit pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këto raste për të sqaruar rrethanat e të dy rasteve.” – thuhet në përfundim të njoftimit nga IPK.

Lajme të ngjashme