Plagoset me armë zjarri një person në Prizren, i dyshuari në arrati - NACIONALE

Plagoset me armë zjarri një person në Prizren, i dyshuari në arrati

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Prizren, ku bëhet fjalë për J.A. viti i lindjes 1987.

Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Nacionale nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Prizren.

Me datë: 17.05.2024 rreth orës 19:45, stacioni policor Prizren ka pranua informatë se në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren rreth orës 18:20 është sjellë një person i plagosur me armë zjarri. Pas marrjës së informatës Policia menjëherë i’u ka përgjigj rastit, ka shkuar në spital dhe sipas informatave te para viktima është J.A. Viti i lindjës 1987, nga fshati Korishë e Prizrenit.” – thuhet në njoftim.

Sipas PK-së, bëhet e ditur se i dyshuari me inicialet B.U. ëshhtë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa i dyshuari i cili është larguar nga vendi i ngjarjes është po ashtu nga fshati Korishë dhe bëhët fjalë për personin B.U. Viktima është plagosur në këmbën e djathtë dhe ëshë jashtë rrezikut për jetë, sipas mjekëve nga emergjenca e spitalit rajonal në Prizren. Rasti ka ndodhur në fshatin Nashec të Prizrenit, ku dyshohet se i dyshuari ka gjuajtur nga automjeti duke levizur në automjetin e viktimës. Njësitet policore janë në kërkim të të dyshuarit. Lidhur me rastin është njoftua Prokurori i shtetit dhe sektori i hetimeve rajonale në Prizren.” – thuhet tutje në njoftim.

Lajme të ngjashme