Pieter Feith me këshillë miqësore për Kosovën: Mos e merrni mbështetjen amerikane si të mirëqenë - NACIONALE

Pieter Feith me këshillë miqësore për Kosovën: Mos e merrni mbështetjen amerikane si të mirëqenë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën dhe ish-përfaqësuesi special të BE-së, Pieter Feith, ka dhënë një këshillë miqësore për klasën politike në Kosovës.

Ai ka ftuar ata që të mos e merrni mbështetjen amerikane si të mirëqenë nga sot e tutje.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai ka bërë me dije se do ishte mençuri për Kosovë që të normalizojë sa më parë marrëdhëniet me Serbinë.

“Kam një këshillë miqësore për klasën politike në Kosovë; mos e merrni mbështetjen amerikane si të mirëqenë nga sot e tutje, gjërat kanë ndryshuar. Në dialogun me Serbinë, Serbia është tërheqëse jo vetëm nga BE por edhe nga SHBA për shkak të mineraleve që përbëjnë interes për SHBA, që ditët e sotme po e sheh të ardhmen përmes Inteligjencës Artificiale. Qeveria e Kosovës duhet të kuptojë se duhet të mbetet fleksibël ku të jetë e nevojshme, sigurisht pa lëshuar interesin kombëtar të saj. Do ishte e mençur që të normalizojë sa më parë marrëdhëniet me Serbinë”, ka thënë Feith.

Lajme të ngjashme