Pezullohet tenderi 18 milionësh për Sheshin "Xhorxh Bush", Bajqinovci: Tjetër dëshmi e qeverisjes lokale skandaloze - NACIONALE

Pezullohet tenderi 18 milionësh për Sheshin "Xhorxh Bush", Bajqinovci: Tjetër dëshmi e qeverisjes lokale skandaloze

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas pezullimit të tenderit për ndërtimin e Sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Nacionale ka raportuar të mërkurën për pezullimin e tenderit.

Ndërkohë, disa orë pas raportimit, ka reaguar Bajqinovci i cili ka thënë se pezullimi i tenderit është një dëshmi e qeverisjes lokale skandaloze.

“Pezullimi i tenderit për Sheshin "Xhorxh Bush" është një tjetër dëshmi e qeverisjes lokale skandaloze në komunën e Prishtinës. Me akuzat për shkelje ligjore dhe trajtim të padrejtë të ofertuesve, qytetarët e Prishtinës meritojnë një qeverisje që respekton ligjin dhe proceset e drejtësisë.” – ka shkruar ai.

Statusi:

Lajme të ngjashme