Petkoviq vazhdon viktimizimin: Serbët në barrikada luftojnë thjeshtë për mbijetesë, Kurti po dërgon ROSU-në në veri me gisht në këmbëz - NACIONALE

Petkoviq vazhdon viktimizimin: Serbët në barrikada luftojnë thjeshtë për mbijetesë, Kurti po dërgon ROSU-në në veri me gisht në këmbëz

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka tentuar që të viktimizohet, duke shpërndarë disa fotografi të policëve të Kosovës në veri të vendit.

Petkoviq, ka kërkuar nga Evropa, që të i shoh këto fotografi ku shihen zyrtarët policor me arme të gjata si dhe me pretendimin që këta policë janë mbi spitalin e Mitrovicës veriore, ndërsa serbët ne barrikada thjesht janë duke luftuar për mbijetesë.

“Evropë, a je duke parë tytat e gjatë në veri?! Evropë, a i sheh forcat speciale mbi spital? Ndërsa serbët në barrikada luftojnë thjeshtë për mbijetesë, Kurti po dërgon ROSU-në në veri me gisht në këmbëz!”, ka shkruar Petkoviq në një postim në Tëitter.

“Sipas cilës pikë të ndonjë marrëveshjeje po qëndrojnë forcat speciale të Kurtit në veri të Kosovës? Nuk kanë çfarë të kërkojnë atje dhe prania e tyre është shkelje e qartë e marrëveshjes!”, ka shkruar Petkoviq.

Lajme të ngjashme