Petkoviq thotë se Shefi i NATO’s i “shtroi darkë në shtëpi të tij” Vuçiqit: I dinin në detaje ngjarjet në Kosovë, kishte mirëkuptim - NACIONALE

Petkoviq thotë se Shefi i NATO’s i “shtroi darkë në shtëpi të tij” Vuçiqit: I dinin në detaje ngjarjet në Kosovë, kishte mirëkuptim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Beogradi “ka përmbushur” dy prej tri obligimeve në planin e Bashkimit Evropian për shtensionim të situatës në veri, pretendon i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, duke folur për takimin e fundit në Bruksel në nivel kryenegociatorësh. Krynegociatori serb thotë se Brukseli “e pa që ne përmbushën obligimet” për shtensionim. Mes tjerash ai foli edhe për takimn mes Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Sekretarit Gjeneral të NATO’s, Jens Stoltenberg, të cilin tha se ia kanë “dorëzuar të gjitha materialet dhe raportet për sulmet ndaj serbëve që kur Kurti ka ardhur në pushtet”.

Duke folur për atë që u quajt reduktim prej 25 për qind të pranisë së njësive speciale në dhe rreth ndërtesave komunale në tri komunat në veri, Petkoviq thotë se kjo “nuk ka ndodhur” ngase ata ende vazhdojnë “100 ose 200 metra brenda rrezes së komunave”.

Ato 25 për qind nuk janë zhvendosur, veçse nuk janë më pranë deres së komunës, por para shkollës. Këtë e dinë BE-ja. Kurti po provon t’ia hedhë vetë BE-së. Kurti po provon të mashtrojë të gjithë. Dhe çka për Asociacionin e Komunavre Serbe, çka për faktin që ajo duhet të formohet me dorëheqjen e kryetarëve? Gjithçka është një tallje me demokracinë kur ne bisedojmë me Prishtinën”, ka thënë Petar Petkoviq duke folur në Tv Pink.

Petkoviq duke folur edhe për takimin që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pati me Shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ky i fundit “i nderoi” dhe u “shtroi darkë në shtëpinë e tij”.

Stoltnebergu shtroi darkë në shtëpinë e tij, kështu nda nderoi. Ia dhamë të gjitha materialet dhe raportet për 384 sulmet ndaj serbëve që kur Kurti ka ardhur në pushtet, rreth sulmeve ndaj kishave, manastireve, varrezave, që janë 54 prej tyre, 15 sulme mbi fëmijë, 13 ndaj punonjësve shëndetësore dhe ambulantave. Ne i kushtuam rëndësi të veçantë rreth serbëve të pafajshëm të arrestuar dhe i tham çfarë po bën Prishtina. Ne hartuam raport rreth keqtrajtimeve në burgje, ku tre kanë mbetur, katër janë liruar”, ka thënë Petar Petkoviq.

Ne i diskutuam të gjitha këto dhe Stoltenbergu ishte i informuar për të gjitha. Na tregoi mirëkuptim dhe di shumë, ani pse ka probleme më të mëdha, por edhe bashkëpunëtorët e tij i dinin në detaje ato që po ndodhte në Kosovë”, ka thënë Petar Petkoviq.

Lajme të ngjashme