Petkoviq: Kurti po provon në çdo mënyrë ta shmangë formimin e Asociacionit - NACIONALE

Petkoviq: Kurti po provon në çdo mënyrë ta shmangë formimin e Asociacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë e Serbisë ka bërë të ditur se kryeministri Kurti në takimin e sotëm po mundohet në mënyra të ndryshme të shmangë obligimin për formimin e Asociacionit.

Në pauzë, pas takimit që pati shefi i diplomacisë së BE-së Borrell me presidentin serb Vuçiq, Petkoviqi u shpreh për TV Pink se presidenti serb po luftonte për të respektuar marrëveshjen e Brukselit.

“Kurti po mundohet në çdo mënyrë që të shmangë detyrimin për formimin e Asociacionit. Ai e bën atë në mënyra të ndryshme dhe me truqe të ndryshme,” – komentoi z. Petkoviq.

Ai shtoi se ka një nervozizëm të madh për këtë çështje.

Petkoviq iu doli kundër zërave në Serbi që sot ishte “Dita D” për Kosovën.

Lajme të ngjashme