Petkoviq e quan “heroike” sjelljen e djalit të Vuçiqit pasi u ndal nga Policia e Kosovës - NACIONALE

Petkoviq e quan “heroike” sjelljen e djalit të Vuçiqit pasi u ndal nga Policia e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën dhe Metohinë në Serbi, Petar Petkoviq ka pretenduar që djali i presidentit Vuçiq, Danillo – i cili dje ishte në Kosovë – i është përgjigjur “heroikisht” provokimeve të Albin Kurtit.

Përmes një postimi në Twitter, z. Petkoviq ka thënë se përmes mbishkrimit “Dorëzimi nuk është opsion” në bluzën e tij, Danillo Vuçiq ka treguar se është serb dhe se kështu mendon.

“Kurti, i cili në prezencën e presidentit Aleksandër Vuçiq është më i vogël se fara e lulëkuqes, bëhet hero duke dëguar falangat e tij mbi djalin e Presidentit...” – tha ai.

“Sadi frikacak të ishte provokimi i Kurtit, përgjigja e Danillos ishte dinjitoze dhe heroike. Dje pasi policët e Kurtit u përpoqën ta detyronin të ndërronte këmishëm me një mesazh që nuk u pëlqente, djali i presidentit serb tregoi se serbët e kanë parasysh çka do të thotë “dorëzimi nuk është opsion,” – tha Petkoviq.

Lajme të ngjashme