Petkoviq ankohet pak: Nëse nuk formohet Asociacioni, serbët e dinë çfarë të bëjnë - NACIONALE

Petkoviq ankohet pak: Nëse nuk formohet Asociacioni, serbët e dinë çfarë të bëjnë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, ka bërë disa ankesa me rastin e Vidovdanit.

Ai ka deklaruar se gjendja e serbëve në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë më e keqe.

Petkoviq tha se është momenti të krijohet Asociacioni. Nëse jo, atëherë serbët e dinë çfarë të bëjnë.

Petkoviq tha se “tani është momenti nëse do të ndodhë apo jo”.

“Nëse nuk do të formohet, ata e dinë çfarë të bëjnë”, tha ai.

“Vetëm kur të shohim lëvizjet dhe masat konkrete të shpallura nga BE-ja dhe SHBA-ja, do të kuptojmë se është synimi për ta frenuar Kurtin”, tha Petkoviq.

Lajme të ngjashme